Zbulohet konkurenti për të cilin Fatjoni akuzoi Melisën?

Mediale Vip

Zbulohet konkurenti për të cilin Fatjoni akuzoi Melisën?

Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:47
Melisa Lleshi

Duket se rrjedha e ngjarjeve në “Përputhen” është duke shkuar drejt një lëmshi që vështirë zgjidhet.

Pas skandalit të fotove në shtrat të Anës dhe Arjonit, një tjetër akuzë e ngjashme u bë të dielën në edicionin “Prime” të programit.

Një prej konkurentëve, Fatjoni, e akuzoi Melisën se ka pasur marrëdhënie me dikë brenda programit por pa përmendur emra.

Kjo ishte arsyeja që Fatjoni e ka përfunduar raportin me Melisën.

Ndonëse emra nuk u përmendën, fansat janë të bindur se bëhet fjalë për Andin.

Komentet kanë qenë të shumta. Disa kanë deklaruar se Andi dhe Melisa kanë qenë bashkë në Prishtinë kurse të tjerë kanë theksuar se bashkë i kanë parë në një hotel në Vlorë.

Deri tani nuk ka ndonjë konfirmim nga protagonistët apo programi prandaj na mbetet që të presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat