Legjenda e repit në spital pas aneurizmit në tru

Mediale Vip

Legjenda e repit në spital pas aneurizmit në tru

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:15
Dr. Dre

Producenti dhe reperi, Dr. Dre, një nga yjet më të suksesshëm dhe me ndikim në botën e hip-hop-it,  është në spital ku po trajtohet për aneurizmin në tru.

55-vjeçari është dërguar në një nga qendrat mjekësore të Los Angeles, siç raportoi TMZ.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se është mirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr. Dre (@drdre)

“Jam shumë mirë dhe po marr trajtim të shkëlqyeshëm nga ekipi im mjekësor. Do të dal nga spitali e të kthehem në shtëpi shumë shpejt”.

Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, ka prodhuar hite për Tupac, Snoop Dogg, Eminem dhe më shumë. Ai ka fituar gjashtë çmime Grammy.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat