Aktorja e njohur thyen rregullat e izolimit, policia e ndjek

Mediale Vip

Aktorja e njohur thyen rregullat e izolimit, policia e ndjek

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:51
Priyanka Chopra

Aktorja Priyanka Chopra është kapur mat nga policia duke thyer rregullat e izolimit në Britaninë  e Madhe. Aktorja indiane që aktualisht po jeton në Londër me bashkëshortin e saj, Nick Jonas, është fotografuar duke shkuar në një parukeri në pronësi të Josh Wood, së bashku me nënën e saj, Madhu. Më pas dy oficerë policie kanë mbërritur pranë qendrës estetike dhe e kanë detyruar aktoren e nënën e saj të dalin menjëherë jashtë.

Ditën e hënë kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, lajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të futej në izolim kombëtar për shkak të shtimit në rast të rasteve me koronavirusin e ri. Sipas rregullave të reja është e ndaluar rreptësisht që sallonet e bukurisë të qëndrojnë të hapur dhe prandaj Priyanka ka thyer rregullat e izolimit.

Para disa kohësh edhe Rita Ora u përfshi në një situatë të ngjashme. Artistja me origjinë shqiptare organizoi një festë të madhe me rastin e 30-vjetorit të saj, duke shkuar kundër rregullave të pandemisë. Dikush e “spiunoi” këngëtaren për festën që organizoi në fshehtësi, ndaj Rita mori një gjobë shumë të majme.

Përveç kësaj ajo u detyrua të kërkonte falje publikisht, pasi lajmi i thyerjes së rregullave mori dhenë. Këngëtarja u shpreh se nuk ishte menduar shumë gjatë dhe se e kishte harruar në një moment pandeminë, por veprimin e  saj e cilësoi si një gabim të pafalshëm dhe papërgjegjshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat