Çfarë deklaroi Valentina pas largimit nga 'Love Story'?

Mediale Vip

Çfarë deklaroi Valentina pas largimit nga 'Love Story'?

Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:46
Valentina

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Valentina ka folur për arsyet e tërheqjes së saj.

“Jam menduar mirë para se të bëj këtë zgjedhje dhe duke parë disa gjëra. Nuk përshtatem me Saimirin në karakter dhe nuk ka sens që unë të vazhdoj të rri këtu nëse nuk ndjej asnjë gjë. Nëse unë nuk kam pasur atë shkëndijë me Saimirin, nuk ndihem e motivuar që vazhdoj”, -u shpreh ajo pas përfundimit të spektaklit.

Më tej ajo tha se takimi mes saj dhe Saimirit shkoi shumë mirë dhe se nuk do ta harrojë.

Gjithashtu Valentina dha një mesazh për Saimirin:

“Do jetë një eksperiencë që do e kujtoj gjithmonë. Jam kënaqur, kam njohur vajza shumë të mira, produksioni është shumë i mirë dhe njerëzit që punojnë këtu gjithashtu. Saimiri shpresoj të ketë sukses, të gjejë dashurinë e vërtetë dhe të jetë i lumtur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat