Arrestohet një nga reperët e rinj më të suksseshëm në SHBA, ja përse!

Mediale Vip

Arrestohet një nga reperët e rinj më të suksseshëm në SHBA, ja përse!

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:00
DaBaby, Dua Lipa

Më 2 tetor Dua Lipa ka publikuar versionin e ri të këngës “Levitating” të cilën e solli në bashkëpunim me DaBaby. Ashtu si për çdo këngë tjetër, edhe videoklipi i këtij projekti ishte tepër i mirëmenduar, teksa këngëtarja më e famshme shqiptare dhe reperi i mirënjohur shkëlqyen.

DaBaby është një nga reperët më të suksesshëm në SHBA që prej suksesit të tij në vitin 2019 me këngën “Suge”, duke qenë dy herë në krye të top listave të albumeve amerikane dhe duke pasur një hit global me këngën “Rockstar” në vitin 2020. Ai është nominuar për katër çmime “Grammy” këtë vit.

Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se DaBaby, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Kirk, është arrestuar në Los Angeles dhe më vonë është lënë i lirë me kusht. Reperi është arrestuar për posedim të një arme të pa leje, të cilën e mbante të fshehur.

Reperi u arrestua në rrugën Rodeo Drive pasi stafi i dyqanit ‘Gucci’ thirri policinë dhe njoftoi se një person mbante një armë në brezin e tij. Oficerët gjetën një pistoletë të mbushur nëntë milimetërshe kur ata bënë një kontroll të Kirk dhe shoqëruesit të tij.

Kirk u mbajt për pak kohë dhe u lirua me kusht duke u gjobitur në vlerë 35,000 dollarë. Pasi është lënë i lirë reperi ka postuar foto nga studioja e tij muzikore.

Kjo nuk është hera e parë që i riu ka probleme me policinë sepse në vitin 2019, Kirk u dënua për mbajtjen e një arme të fshehur pas një incidenti me të shtëna në një dyqan ‘Walmart’ në Karolinën e Veriut që la të vdekur një 19-vjeçar. Kirk tha se ai ishte i përfshirë por po vepronte në vetëmbrojtje. Në janar të vitit 2020, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe disa incidente të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat