Meghan Markle dhe Harry marrin vendimin e rëndësishëm për jetën e tyre

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Harry marrin vendimin e rëndësishëm për jetën e tyre

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:40
Meghan Markle dhe Harry

Çifti ka vendosur të heqë dorë nga çdo rrjet social si ‘Twitter’, ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.

Harry dhe Meghan Markle si duket tashmë janë lodhur nga komentet negative të njerëzve dhe kanë marrë një vendim që do të qetësojë jetën e tyre, shkruan Times Of London.

‘Times of London’ raporton se Meghan dhe Harry kanë marrë shumë komente negative dhe nuk e duan këtë gjë në jetën e tyre.

Pas shkëputjes nga familja, ata janë gjykuar shumë nga fansat, madje nëse nuk e mbani mend, në 2019-ën doli një raport që e nxirrte Markle si gruan më të përfolur për keq.

Kështu çifti ka vendosur të heqë dorë nga çdo rrjet social si ‘Twitter’, ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.

Kujtojmë se Meghan rrëfeu disa muaj më parë se kishte humbur fëmijën e dytë pas një aborti dhe se kjo ngjarje kishte lënë gjurmë të thella tek ajo. Mirëpo duket se çifti e kanë kaluar këtë ngjarje të trishtë dhe janë sërish në pritje të një fëmije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat