Bekë Berisha ushqeu qentë endacak, Zanfina Ismaili ka një koment për veprimin e tij

Mediale Vip

Bekë Berisha ushqeu qentë endacak, Zanfina Ismaili ka një koment për veprimin e tij

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:05
Zanfina Ismaili 

Anëtari i AAK-së ditën e djeshme iu ka kushtuar kohë qenve endacak.

Ai ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar “Facebook” duke treguar se iu ka dhënë ushqim kafshëve të rrugës dhe shton se arsyeja që ata ngacmojnë është pikërisht mos-ushqyerja.

Këngëtarja, Zanfina Ismaili  njihet si e pasionuar pas kafshëve sidomos qenve dhe maceve. Ajo e ka ripostuar në Instagramin e saj postimin e Bekë Berishës duke e duartrokitur për veprimin e bërë.

“E saktë dhe e thjeshtë! Qeni është dhe mbetet shoku më i mirë i njeriut”, ka shkruar Zanfina.

Ndryshe, së fundi këngëtarja njoftoi se është larguar përfundimisht nga muzika.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat