Puthjet e Saimirit trazojnë ujërat!

Mediale Vip

Puthjet e Saimirit trazojnë ujërat!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 00:00
Xhesi

Fakti se të hënën në “Love story” u transmetuan tri takime dhe tek të tre prej tyre ishin shkëmbyer puthje mes Saimirit dhe vajzave, ka shkaktuar shumë debate. Si fillim, kanë qenë të shumë teleshikuesit që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve të 33-vjeçarit.

Edhe brenda programit janë krijuar rezerva e “xhelozi”. Njëra nga konkurrentet, Xhesi, nuk ka ngurruar ta pranojë një fakt të tillë. Në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo është shprehur se të tilla takime nuk e bëjnë të lumtur dhe që xhelozia është normale në këtë rast.

“Ne nuk fluturojmë nga gëzimi duke parë takime të tilla. Normalisht që ka xhelozi, nuk dua të jap opinione për takimet, ishin shumë të bukura, por thjesht ajo që përjetojmë ne nga brenda…nuk jam e lumtur. Unë këto kohë kam qenë e distancuar. Nuk e kam me takimet e tjera, por me marrëdhënien time në raport me këto ndjesi. Unë e vlerësoj shumë Saimirin dhe me aq sa ma ka shfaqur, edhe ai ndjen njësoj drejt meje. Por këto kohë kemi qenë të distancuar”,- tha Xhesi.

Kujtojmë se ditën e hënë u transmetua fillimisht takimi me Flavian, për të cilën ky është takimi i parë i gjatë. Ata kanë bërë gara me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë munguar as skenat romantike pasi kanë shkëmbyer edhe një puthje në buzë.

Po ashtu, edhe Meri ka qenë e zgjedhura e Saimirit për një takim të gjatë privat, teksa ndryshe nga herët e tjera, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë. Dhe një puthje për Generdën, një nga vajzat që i është bashkuar kastit së fundmi. Teksa kishin dalë për shopping së bashku, në një moment kur 33-vjeçari po provonte rrobat, Generda është futur në dhomën e zhveshjes, ku kanë ndarë edhe puthjen e parë mes tyre.

Nëse po prisnit që Saimiri të puthte të gjitha vajzat me radhë, e keni gabim pasi ka edhe nga ato që nuk do e lejojnë diçka të tillë, si Enxhëll për shembull. Në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll ka folur rreth 3 puthjeve që Saimiri shkëmbeu me Flavian, Merin dhe Generdën. Ajo ka cituar fjalët e opinionistes Jerina Lalaj, për faktin që konkurrentet e Love Story janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat