‘Arsyet i dimë vetëm unë dhe Saimiri’, çfarë i mbeti peng Arianës pas eliminimit?

Mediale Vip

‘Arsyet i dimë vetëm unë dhe Saimiri’, çfarë i mbeti peng Arianës pas eliminimit?

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Pavarësisht se ishte një prej vajzave, për të cilën Saimiri e kishte shprehur dhe treguar pëlqimin e tij, Ariana këtë të hënë u largua pa një trëndafil nga “Love Story”. Ndonëse e kishte ndier, emocionet dhe “zemërimin” e pati të vështirë ta mbulonte edhe para kamerave.

Megjithatë, pas eliminimit, ajo ka marrë tre trëndafila nga shoqet e saj që vazhdojnë të jenë në garë; Enxhëll, Flavia dhe Suela.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, Ariana, konkurrentja që Saimiri e kishte simpatizuar për trupin e bukur dhe kërcimet joshëse, nuk zbulon shumë për arsyet që mund ta kenë shtyrë princin e spektaklit drejt eliminimit të saj. Ajo thotë se e priste largimin këtë javë, por nuk preferon të zbulojë arsyet: “Janë disa arsye që vetëm unë edhe ai i dimë, nuk dua t’i ndaj me publikun, por dua të them që mund të ishte edhe arsyeja që tha ai (patëm vetëm tërheqje fizike)…” – thotë Arjana duke theksuar se, në fakt, Saimiri nuk i dha mundësinë që ajo t’i tregonte cila është në të vërtetë: “Nuk më ka dhënë mundësinë që të më njihte më tepër, të njihte botën time të brendshme apo jetën time reale, nuk donte dhe kjo ishte e gjitha”.

Ama nga spektakli është larguar me disa pengje, ndonëse as ato nuk ka dëshirë t'i rrëfejë: “Më kanë ngelur shumë gjëra peng që do të doja t’ia them, por nuk do ia them. Dua që nesër, pasnesër, ai ta kuptojë vetë çdo gjë. Kaq.”

E pyetur se me cilën prej vajzave e shikon tani Saimirin, Ariana do të preferonte të ishte njëra prej tri konkurrenteve që tani i quan shoqet e saj; Flavia, Enxhëll ose Suela: “Pse jo?”

Njërën nga të tria? “Ta thotë vetë ai më mirë, le t’ia lëmë Saimirit në dorë….”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat