Aktori i famshëm po planifikon të heqë dorë nga filmat aksion

Mediale Vip

Aktori i famshëm po planifikon të heqë dorë nga filmat aksion

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:08
Liam Neeson

Aktori i famshëm hollivudian, Liam Neeson ka bërë të ditur se është duke planifikuar të pensionohet nga filmat aksion, së shpejti.

Aktori 68-vjeçar ka thënë se mosha e tij ka të bëjë me këtë vendim, shkruan Fox News.

“Unë këtë vit mbush 69 vjet. Ka shumë gjëra që do të bëjë këtë vit, nëse situata me koronavirus përmirësohet”, ka thënë Neeson duke shtuar se do t’i mungojnë goditjet ndaj djemve përgjysmë më të ri se ai.

Ai ka shtuar se sapo ka përfunduar xhirimet për filmin “Blacklight” në Australi ku kishte një skenë luftimesh me një djalë të moshës 25 vjeçare që është mosha e djalit të tij më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat