Afrona flet për raportet e mira me ish-gruan dhe vajzën e Bleros

Mediale Vip

Afrona flet për raportet e mira me ish-gruan dhe vajzën e Bleros

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:13
Afrona Dika dhe Blero

Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Teksa ka folur për shumëçka rreth jetës profesionale, ajo nuk ka lënë pa shtjelluar edhe pesë datat më të rëndësishme të jetës private.

Ndër datat më me rëndësi mbetet martesa e saj me këngëtarin Blero, i cili para Afronës ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Tara.

E pyetur për raportet e shkëlqyera që ka me ish-bashkëshorten e Bleros dhe vajzën e tij, Afrona tha se gjithçka erdhi nga edukata familjare dhe respekti i ndërsjellë mes palëve.

“Familja më kanë rritur me një energji shumë të mirë pozitive, edhe unë kur jam lidhur me Blerimin, unë e kam ditur saktë se kush është Blerimi. Se kur lidhesh me dikë, duhesh me ia ditë krej çfarë ka? A ka qenë i martuar? A ka femijë? Krejt duhet të ia akceptosh, po nëse nuk ia akcepton, kjo lidhje nuk funksion. E përderisa unë prej vetes e kam treguar respektin dhe dashurinë që e kam normal që ajo kthehet. Unë mendoj që çfarëdo që bën në botë të kthehet, kështu që gjithmonë nuk e kam parë as si konkurrencë, e as fëmijen si pengesë, por përkundrazi gjithmonë e kam ditur se kush është dhe normal kam shumë komplimente edhe ndaj Teutës që ka ndikuar pozitivisht ndaj vajzës edhe ndaj meje”, ka thënë Afrona.

Përndryshe, Blero ka bërë të ditur kohë më parë se ai po mendon të shpërngulet në Zvicër për të jetuar bashkë me Kosovë dhe ishte pandemia globale ajo që ndryshoi planet e çiftit për të jetuar në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat