Baxhanak me Mozzik? Ja reagimi i Gent Fatalit mbi lajmin se Rozafa dhe Loredana janë motra!

Mediale Vip

Baxhanak me Mozzik? Ja reagimi i Gent Fatalit mbi lajmin se Rozafa dhe Loredana janë motra!

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:39
Gent Fatali

Një ndër të ftuarit e episodit të sotëm të Shiko Kush LUAN me autore e moderatore Luana Vjollca ishte reperi i njohur Gent Fatali.

Në sfidën “Paintball” Fatali foli rreth marrëdhënies së tij me të dashurën Rozafa dhe mbi lajmet që tregojnë se ai dhe Mozzik janë baxhanakë pasi Rozafa dhe Loredana janë motra.

Shumë njerëz kanë pikëpyetje mbi të vërtetën e kësaj marrëdhënie, por çfarë tha Genti lidhur me këto lajme?

“Na trego të vërtetën mes Loredanës dhe Rozafës, a është e vërtetë që ti dhe Mozzik jeni baxhanakë, pra janë apo nuk janë motra? Trego dhe qëllo.”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Fatalit dhe ai reagoi kështu:

“Duhet të pyesni personin që do qëlloj në tabelë, Rozafën”, duke na lënë kuriozë sërish me këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat