Flamur Aljiji, aktori tetovar që synon Hollywoodin

Mediale Vip

Flamur Aljiji, aktori tetovar që synon Hollywoodin

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:35
Flamur Aljiji

Flamur Aljiji, aktori nga Tetova i cili jeton dhe vepron në Gjermani, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka treguar për jetën dhe karrierën e tij. Ai përveç karrierës si aktor, së fundi ka zhvilluar edhe një brend për veshje.

Aljiji tregoi se që në vitin 2003 ka shkuar në Gjermani si emigrant, ndërsa sot synon majat më të larta në kinematografi.

Ke arritur sukses të madh në të gjithë botë, si mund ta përshkruash suksesin me tre fjali?

Suksesin varet si e kupton njeriu. Unë jam Flamuri nga fshati Tearcë i Tetovës, jetoj në Gjermani, ku edhe e kam kryer fakultetin e aktrimit. Kam marrë pjesë në 23 projekte filmike. Jam shumë i lumtur për karrierën dhe mundohem të arrijë më shumë. Kam filluar i vogël, ka pasur shumë vështirësi. Dhe tani nuk ka ndryshuar asgjë tek unë.

Ke pasur takim me shumë figura publike shqiptare, a pritet takim në të ardhmen?

Shpresoj që në të ardhmen të ketë bashkëpunim, ajo është ëndrra ime. Bashkëpunoj shumë me gjermanë këtu, por edhe me shqiptarët kam kontakte të mira. Bashkëpunimet ose shoqërimet me shqiptarët kanë ndodhur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe takimeve të ndryshme.

Ju kemi parë edhe me humanistin Halil Kastrati …?

Nuk duhet shumë ta përmendim pasi e dimë të gjithë kush është ai. Ju ndihmon shumë njerëzve dhe është mirë që kemi njerëz si ai dhe Elvis Naçi. Ata e kanë ndryshuar Ballkanin shqiptar. Halil Kastrati bashkëpunon edhe me Tetovën dhe mendoj se edhe ne kohën e fundit jemi bërë më bashkëpunues.

Ke udhëtuar shpesh gjatë pandemisë, a ka qenë e vështirë?

Po kam udhëtuar shpesh, por gjithmonë duke respektuar masat dhe rregullat për mbrojtje nga pandemia. Dhe, i lus të gjithë që t’i respektojnë masat.

Shpesh e përmend Tetovën, sa është e rëndësishme për ty vendlindja?

Unë kam qenë në SHBA, por Tetova është vendlindja ime. Kam lindur në fshatin Tearcë. Dhe në vitin 2003 kam ardhur në Gjermani, si mërgimtar. Por vendlindja nuk harrohet, Tetova për mua është shumë e rëndësishme.

Ke zhvilluar “brend” të veshjeve, na trego pak më shumë për këtë?

E pata idenë për të bërë brend të veshjeve. Kam filluar me bluza. Ndërsa emri është “Flami”, si shkurtesë e emrit tim. E kam ndërmend që çdo tetovari t’ia dhurojë nga një. Kanë ardhur shumë pyetje se ku mund të blihen. Por ato akoma janë prodhim dhe nuk kanë dalë në shitje. Së shpejti do të fillojnë të shiten online. Do të ketë edhe veshje tjera, por fillimisht do të ketë vetëm bluza.

Mesazhi yt për ata që duan të bëjnë biznes?

Është e vështirë për të bërë biznes. Duhet të investohen shumë orë, energji, por kur njeriu dëshiron të arrijë diçka, mund ta bëjë. Edhe unë kam pasur vështirësi në fillim, por gjithçka arrihet me punë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat