Në gjashtëvjetorin e martesës, Argjentina Ramosaj kujton propozimin romantik që kishte marrë nga bashkëshorti i saj në Tajlandë

Mediale Vip

Në gjashtëvjetorin e martesës, Argjentina Ramosaj kujton propozimin romantik që kishte marrë nga bashkëshorti i saj në Tajlandë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:35
Argjentina Ramosaj dhe bashkëshorti i saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka një datë të veçantë sot më 20 janar.

Kjo pasi në këtë datë, ajo ka përvjetorin e propozimi për martesë që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Dukagjin Fetahu.

Gjashtë vite më parë në një datë si kjo, Dugi i kishte propozuar artistes me prejardhje nga Deçani martesë, gjatë kohës sa ishin në një pushim në Tajlandë.

Image

Këngëtarja Ramosaj ka kujtuar së fundmi këtë ditë të veçantë përmes një kolazhi fotografish të publikuara në InstaStory.

“Urime përvjetori dashuri”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, në mesin e të cilave shihet edhe urimi për martesë që bashkëshorti ia kishte bërë në rërën e plazhit.

Fryt i dashurisë mes këtij çifti është djali i tyre, Noah, i cili erdhi në jetë po atë vit.

Argjentina dhe Dukagjini jetojnë së bashku në Prishtinë prej gjashtë vitesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat