“Çfarë jeni ti e Fationi?”, Fifi habit fansat me përgjigjen: Ma mirë është mos...

Mediale Vip

“Çfarë jeni ti e Fationi?”, Fifi habit fansat me përgjigjen: Ma mirë është mos...

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:28
Fationi, Fifi

Fifi nuk ngurroi dhe iu përgjigj fansit që ishte kurioz për një gjë të tillë. Ajo shprehu simpati për Fationin, ndërkohë ky i fundit e shpërndau postimin e këngëtares në “Instagram”-in e tij.

Por tani të tjera postime shfaqen për ish-konkurrentin e “Për’puthen” dhe Fifit, e ndjekësit e tyre nuk po e kuptojnë se çfarë po kurdisin ata të dy.

Po nëse ju themi se Fation Kuqari, tashmë ish-konkurrenti i Për’puthen, dhe Fifi diçka po kurdisin? Disa “Instastory” të këngëtares kanë ngjallur goxha dyshime se ata kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor të Fifit.

Kjo e fundit postoi fillimisht një video në “Instastory”, ku shihej duke kënduar këngën e saj që pritet ta lançojë së shpejti “Maniac”, duke i bërë tag Fationit.

Më pas, ajo realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit dhe u pyet se pse i ka bërë tag Fationit. “Sepse është maniak!”, u përgjigj Fifi.

Madje një tjetër fans e pyet se “çfarë jeni ti e Fationi, se s’po e kuptoj se i çik si shumë kam pa se i bën tagg. Ma përshëndet Fationin pak”.

“Ma mirë është mos me e kuptuar ndonjëherë. T’fala paç”, i përgjigjet këngëtarja e dashur për publikun.

Si duket, ai do jetë protagonist në klipin e saj të ri. Deri tani ende s’ka detaje lidhur me datën e publikimit të këtij projekti, por duket se s’është shumë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat