Lei Kraja nuk mundet t’i mbajë lotët

Mediale Vip

Lei Kraja nuk mundet t’i mbajë lotët

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:51
Lei Kraja

Lei Kraja ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin tregoi të gjithë momentet më të vështira të jetës. Moderatorja sportive tha se vështirëistë e jetës së saj i  ndan në 3 etapa, kur u divorcuan prindërit, kur vendosi të jetonte e vetme në New York dhe rikthimi në Shqipëri.

Gjatë rrëfimit për divorcin e prindërve Lei nuk mundi të mbante as lotët, teksa kujtoi sakrificat e të ëmës për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj e vetme në mes të Amerikës.

“Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë.

Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë. Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira”, tregoi Lei

“Etapa tjetër ishte padiskutim kur u bëra e pavarur nga ana financiare, 21 vjeçe sa u diplomova. Mami u diagnostikua me një sëmundje kronike që e ka akoma dhe sot. Dhe për mua ishte pak e vështirë, sepse jam rritur e llastuar. Qëllova të isha në New York dhe aty ka shumë kërkesa. Atëherë e pashë jetën ndryshe, por kjo gjë më bëri shumë të zonjën”, tha moderatorja.

“Etapa e 3 ishte këtu në Shqipëri kur erdha, ishte shumë e vështirë. Të jepet një mundësi e shkëlqyer për të qenë në ekran dhe thjesht nuk je e aftë për momentin. Nuk kisha talent të them të drejtën, thjesht me këmbëngulje kam arritur këtu ku jam. Brryla nuk kam pasur aq shumë, duke e krahasuar me Amerikën”, u shpreh Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat