Kush ishin shtatë gratë e Larry King?

Mediale Vip

Kush ishin shtatë gratë e Larry King?

Më: 24 janar 2021 Në ora: 08:46
Larry King, Julie Alexander, Shawn Southwick

Gazetari i famshëm amerikan, Larry King, është ndarë nga jeta ditën e djeshme (e shtunë) në moshën 87 vjeçare.

Ai ka rezultuar pozitiv me coronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ishte duke u trajtuar në një spital në Los Angeles.

Përveç intervistave të gjera me të famshëm, politikanë dhe më shumë yje gjatë gjithë karrierës shumëvjeçare, jeta personale e King krijoi gjithashtu tituj të shumtë.

Një pjesë kritike për jetën jashtë kamerave ishin edhe marrëdhëniet e tij. Ai ishte martuar me shtatë gra të ndryshme dhe në kohën e vdekjes ishte beqar pasi u divorcua nga aktorja Shawn King në vitin 2019.

Më poshtë ua sjellim një vështrim të shtatë grave të Larry King:

Freda Miller (1952-53)

King ishte takuar me Freda Miller në shkollë të mesme. Bashkimi i tyre erdhi në 1952 kur Larry ishte 18 vjeç. Martesa e tyre ka qenë jetëshkurtër, megjithatë. Ajo përfundoi në vitin 1953 sepse prindërit e tyre se nuk e miratuan.

Annette Kaye (1961)

Larry u martua me bashkëshorten e tij të dytë, Annette Kaye në 1961.

Martesa e tyre zgjati më pak se një vit. Kaye lindi djalin e parë të King, Larry King Jr.

Alene Akins (1961-63, 1968-71)

King u martua për herë të tretë në vitin 1961 bashkë me Alene Akins. Gjatë romancës, ai adoptoi djalin e Akins, Andy. Martesa zgjati dy vjet dhe përfundoi në divorc në 1963, por ky nuk do të ishte fundi i romancës së tij me Alene.

Dyshja u rikthyen bashkë sërish në 1968, teksa kjo ndodhi pas martesës dhe divorcit nga gruaja e katërt, Mickey Sutphin. Gjatë martesës së tyre të dytë, Akins lindi vajzën Chaia.

King dhe Akins u ndanë megjithatë në 1971.

Mjerisht, të dy Andy dhe Chaia vdiqën brenda disa javësh verën e kaluar. Andy, 65 vjeç, vdiq në fund të korrikut dhe vajza e tij Chaia, 51 vjeçe, humbi betejën me kancerin e mushkërive javë më vonë.

Mickey Sutphin (1964-66)

Gruaja e katërt e King është Mickey Sutphin. Dyshja u martuan në 1964 dhe u divorcuan në 1966. Të njëjtit kanë një vajzë së bashku të quajtur, Kelly.

Sharon Lepore (1976-83)

Pasi u divorcua nga Sutphin, King mbeti beqar. Por jeta beqare nuk do të zgjaste për shumë kohë meqë menjëherë filloi një romancë me Sharon Lepore. Martesa e tyre zgjati gjashtë vjet derisa përfundoi gjithashtu në divorc.

Julie Alexander (1989-92)

Në vitin 1989, King filloi lidhjen me biznesmenen Julie Alexander. Çifti u larguan nga njëri tjetri në vitin 1990, teksa u divorcuan në 1992.

Shawn Southwick (1997-2019)

Aktorja Shawn Southwick ishte gruaja e fundit e King. Çifti ishin martuar për 22 vjet para se King të paraqiste divorcin në gusht 2019 pas 22 vitesh martesë. Ata janë prindër të dy djemve: Chance dhe Cannon.

“Më vjen keq për martesën”, tha King për revistën People vitin e kaluar. “Unë gjithmonë do të kujdesem për gruan time”.

“Unë kurrë nuk kam tradhtuar gratë e mia. Karriera ime ishte gjithmonë në rend të parë”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat