Almeda Abazi tregon barkun e saj të rrumbullakosur!

Mediale Vip

Almeda Abazi tregon barkun e saj të rrumbullakosur!

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:51
Almeda Abazi

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit numër dy, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi.

Ata kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!

Tashmë, Almeda është 22 javëshe shtatzënë dhe trupi i saj ka ndryshuar shumë.

Barku i rrumbullakosur vihet re mirë dhe aktorja nuk na e ka kursyer një foto, teksa ka pozuar e ulur përpara pasqyrës.

Ajo ka treguar se të bijën do ta quajnë Alina, pasi emrin e kanë vendosur që tashmë dhe s’e kishin aspak problem të na e tregonin edhe ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat