Elvana Gjata dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim?

Mediale Vip

Elvana Gjata dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim?

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:18
Elvana Gjata dhe Mozzik

Fansat kanë filluar aludimet se dy këngëtarët po vijnë me një bashkëpunim.

Elvana Gjata nuk është edhe aq aktive në rrjete sociale, teksa në çdo postim që bën ajo merr veëmendjen e publikut në masë të madhe.

Ndonëse Elvana nuk ka qenë aktive me projekte muzikore tash e një vit fansat e saj janë të bindur se ajo do të sjell diçka të re së shpejti.

Së fundi ajo ka ndarë disa foto në Instagram ku shihet në një studio vallëzimi.

Elvana nuk ka shkruar asgjë krah postimeve fansat janë të bindur se ajo po përgatitet për projektin e ri muzikore, madje ka nga ata që aludojnë se mund të marrë pjesë edhe te “Kënga Magjike”.

Fillimi i dyshimeve se dyshja fantastike do të vijnë me një projekt muzikor erdhi  nga komenti i Mozzik në postimin e këngëtares.

Duket se ai ka folur me mesazhe të koduara dhe duhet të jetë një shaka të brendshme të cilën fansat nuk e kuptuan dot.

“Çuhet a po Quhet ?”, ka shkruar Mozzik, ndërsa ky koment ka mjaftuar që të nisin aludimet se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat