Cila është vajza që eliminoi Saimiri sonte?

Mediale Vip

Cila është vajza që eliminoi Saimiri sonte?

Më: 26 janar 2021 Në ora: 07:07
Love Story

Për shkak të një surprize që erdhi në adresë të Saimirit nga Enxhëll, Saimiri nuk arriti ta tregonte për publikun cilën nga vajzat eliminoi mbrëmjen e kësaj të hëne.

5 trëndafilat e kësaj nate iu dhuruan Merit, Generdës, Xhesit, Redonës dhe Flavias. Saimiri eliminoi kështu Suelën, njërën prej vajzave me të cilën ai pati disa takime, por nuk mendoi se raporti i tyre mund të vijonte më tej.

Kështu, gara për zemrën e princit është ngushtuar shumë, por Saimiri ka për të marrë një vendim tjetër gjatë këtyre ditëve.

Ai nuk është i bindur nëse do t’ia mundësojë Enxhëllit rikthimin në garë, pas letrës që kjo i fundit i shkroi për t’i kërkuar pikërisht të rikthehet për të vijuar në “Love Story”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat