“Kanë qenë 3 netë shumë të vështira”

Mediale Vip

“Kanë qenë 3 netë shumë të vështira”

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:27
Dojna Mema

Deklarata e Albi Nakos në “Just Dance” të dielën e shkuar shkaktoi bujë të madhe dhe nxiti reagime të ashpra nga ana e publikut.

“Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde  mendoj që je në një moshë më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”, i tha Albi Nako njërës prej konkurrenteve pasi e pyeti për moshën e saj.

Këto fjalë të Albit nuk u pritën aspak mirë nga teleshikuesit, të cilët kërkuan edhe largimin e koreografit nga programi. Publiku madje kritikoi edhe personazhet e tjerë, që janë përfshirë në emision, si moderatoren Dojna Mema dhe balerinët Enada Hoxha e Graciano Tagani, pasi qëndruan indiferenë gjatë debatit. Pas kritikave, Dojna reagoi në Instagram me një deklatarë të gjatë, duke u shprehur se ajo sulmohet në çdo lloj rasti, edhe kur ngre zërin edhe kur vendos të heshtë. Moderatorja tha se në emision ka një pozicion shumë delikat, sepse i duhet të qëndrojë asnjëanëse në çdo situatë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Mirëpo ajo nuk është mjaftuar me kaq dhe sot ka bërë një tjetër reagim me figurë e zë. Dojna ka publikuar një video të saj dhe ka treguar se këtë situatë e ka përjetuar shumë keq. Ajo shprehet se do të donte shumë mos të ishte gjendur kurrë në këtë situatë dhe ka treguar arsyen pse nuk zgjodhi të reagonte pas fjalëve të Albit.

“Kur them diçka apo duhet të mbajë një qëndrim e bëj me fytyrë dhe zë sepse dua të jem e drejtpërdrejtë me ju. Nëse kam pritur 2 ditë për të bërë një reagim, ka ndodhur sepse për mua kanë qenë realisht 3 netë shumë të vështira. Gjendem në një situatë që do të doja të mos isha gjendur kurrë në jetën time. E kam menduar stërmenduar cfarë mund të kisha bërë mirë dhe sigurisht me atë çfarë ndodhi dhe unë do të kisha reaguar ndryshe, por në fund të ditës kjo na bën njerëz, që nuk jemi robot, që nuk kemi gjithmonë planin e duhur në momentin e duhur dhe unë jam njerëzore, nuk kam gjithmonë fjalën e duhur në momentin e duhur. Më vjen vërtetë shumë keq që në atë moment nuk gjeta fjalët që ju do të donit të kishit thënë nga shtëpia, ashtu siç kam bërë në çdo rast tjetër”, shprehet Dojna, duke shtuar se kjo situatë nuk ndryshon bindjet e saj kundër çdo lloj diskriminimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat