Tea reagon pas gjithë bombave të Shqipes, ja si qëndron e vërteta e fotos me Beartin

Mediale Vip

Tea reagon pas gjithë bombave të Shqipes, ja si qëndron e vërteta e fotos me Beartin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:40
Tea dhe Shqipja

Ditën e sotme Shqipja, publikoi bombën e radhës, për të vërtetuar lidhjen e Teas me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beartin. Ajo postoi disa mesazhe të ndjekësve të saj, të cilët shpreheshin se këto ditë kishin parë Tean dhe Beartin bashkë në Bogë. Madje Shqipja publikoi dhe një foto, në të cilën shprehej se ishin ata të dy bashkë të kapur për dore. Për më tepër ajo ngriti akuza se Andi, që doli nga emisioni me Tean, në të vërtetë është në një lidhje me Melisën.

“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkroi Shqipja.

Ndërkohë dy personazhet që pëmrend gjithmonë, Tea dhe Andi kanë qendruar të heshtur për gjithë këto kohë. Mirëpo Tea sot ka vendosur të reagojë dhe të flasë për të të gjitha bombat që ka nxjerrë Shqipja. Ajo ka publikuar një nga një të gjitha fotot që ish-konkurrentja ka nxjerrë që nga e para kur pretendonte se Tea dhe Andi njiheshin bashkë prej 6 vitesh e deri tek ajo e fundit me Beartin. Tea e ka ironizuar Shqipen për të gjitha ato çfarë ka publikuar dhe shprehet se ajo e bën këtë gjë pasi i ka mbetur diçka peng.

Tea ka treguar se ajo nuk ndodhet në Bogë me Beartin dhe për ta vërtetuar këtë gjë ka publikuar një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë. Ndërsa për sa i përket bluzës, që Shqipja pretendonte se ja kishte marrë Beartit, ka treguar se në fakt e gjithë kjo është rastësi dhe se ata kanë blerë të njëjtën bluzë.

Ajo ka publikuar dhe një video të Shqipes kur shpërtheu në momentin që Graciano tregoi se ishte biseksual. Tea thotë se Shqipja është homofobike dhe për këta njerëz thuhet se ndrydhin ndjenjat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat