Duam ndjek ‘koncertin’ e motrës para se të niset për në kopësht!

Mediale Vip

Duam ndjek ‘koncertin’ e motrës para se të niset për në kopësht!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:30
Miriam Cani dhe femijet e saj

Këngëtarja Miriam Cani dhe partneri i saj Alban Skënderaj janë bekuar me dy fëmijë dhe duket se familja e tyre është tashmë e kompletuar.

Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.

Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe hera-herës ndan me ndjekësit momente të bukura me Duam dhe Ameli.

Sot, ajo na ka kënaqur sytë me një video të Duamit, duke treguar se dita e saj ka nisur në mënyrën më të bukur.

Teksa Ameli bëhet gati për kopësht, i vogli dëgjon “koncertin” e motrës së tij, të cilin e shikon me ëndje dhe madje tund edhe këmbët.

Ky moment nuk ka shpëtuar pa e filmuar Miriamit, e cila shkruan krahas videos: “Po ndjekim koncertin e motrës para se të niset për në kopësht.”

Vetëm dy javë më parë, këngëtarja publikoi projektin e saj më të ri, të titulluar “Sa shumë të dua”.

Kjo këngë i dedikohej të voglit të saj, Duam dhe teksti na i preku zemrat të gjithëve! Kjo këngë është dedikimi dhe kujtimi më i bukur nga e ëma, që Duam do ta ketë gjatë gjithë jetës!

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat