A është e vërtetë që seriali “Bridgerton” ka thyer çdo rekord në ‘Netflix’?

Mediale Vip

A është e vërtetë që seriali “Bridgerton” ka thyer çdo rekord në ‘Netflix’?

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:38
Bridgerton

Seriali ‘Bridgerton’ ka thyer çdo rekord shikueshmërie në ‘Netflix’.

Brenda 28 ditëve ka arritur të mbledhë plot 82 milionë shikime, lajm ky që bëhet i ditur nga vet drejtues të platformës. “Bridgerton” është parë në 83 vende të botës dhe ja ka kaluar serialit ‘The Witcher’ me 76 milionë shikime dhe ‘La Casa De Papel’ me 70 milionë shikime.

Pas këtij suksesi pritet të nisë xhirimi i sezonit të dytë. Por ka një detaj që shumë nuk e dinë. Netflix në të vërtetë nuk e ndan me detaje mënyrën e llogaritjeve të shikueshmërisë. Madje ka fjalë që llogaritja bëhet në mënyrë të tillë që çdo klikim deri në dy minuta quhet si shikim i serialit në tërësi. Disa media janë munduar të marrin të dhëna reale nga platforma për shikueshmërinë, por nuk ja kanë dalë. Jo më kot ky lajm mbetet i dyshimtë.

Megjithatë duhet pranuar se e gjithë bota po flet për këtë serial, për kastin e aktorëve dhe çdo detaj tjetër të kostumografisë, grimit dhe stilit. Çdo detaj i “Bridgerton” është kthyer në trend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat