Mevlani solli këngën e re.
Konkurrenti i ‘Përputhen’, Mevlan Shaba sapo ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Gurbet”, titullohet kënga e re e Mevlanit, e cila erdhi në bashkëpunim me Sabianin, e shoqëruar edhe me klip.
Për tekstin e këngës u kujdes Petro Xhori, muzikën e bëri Petro Xhori dhe Sabiani, mix/masterin Xhulio Milloshi.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Mevlani dhe Sabiani, videoklipi i së cilës u punua nga MaxProduction.