Generda flet për videomesazhin e Enxhëllit: Është një showgirl

Mediale Vip

Generda flet për videomesazhin e Enxhëllit: Është një showgirl

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:58
Generda

Një nga momentet më të shumëpërfolura të episodit të së hënës të “Love Story” është pa dyshim videomesazhi i Enxhëllit, e cila pasi vendosi të tërhiqej nga programi, javën pasardhëse kërkoi të rikthehej, duke shfaqur pendesë për vendimin e marrë.

Nuk e dimë ende se çfarë mendon Saimiri rreth kësaj çështjeje, por dimë që vajzave të mbetura në garë nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë. Pasi Meri deklaroi se nëse Saimiri do të rikthente Enxhëllin, ajo do të largohej nga “Love Story”, edhe Generda ka shprehur mendimin e saj.

Ajo është shprehur se me këtë që bëri Enxhëll po tregon se është një showgirl.

“Enxhëll pati thënë që nuk është showgirl dhe me këto që po bën, po bëhet një showgirl.”

Generda theksoi gjithashtu se ajo është e vendosur për gjërat që bën dhe nuk do vepronte kurrë në këtë mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat