Priyanka Chopra kishte përjetuar ngacmime racizmi në shkollë

Mediale Vip

Priyanka Chopra kishte përjetuar ngacmime racizmi në shkollë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 21:54
Priyanka Chopra

Në librin me kujtimet e saj “Unfinished” që do publikohet me 9 shkurt, aktorja me famë botërore, Priyanka Chopra, ka shpalosur detaje për ngacmimet racore qe i ishin bërë kur ajo kishte vijuar mësimet në një shkollë të mesme amerikane kur ishte 15 vjeçare.

Priyanka e do shumë jetën e saj dhe karrierën në Shtetet e Bashkuara, por jo gjithmonë Amerika ishte mirëpritëse ndaj saj.

E lindur në Indi ajo u detyrua të kthehej atje për të vazhduar shkollën e mbetur, shkaku i ngacmimeve që i bëheshin.

“E kisha marrë shumë personale. Thjesht fillon dhe të bren”, ka thënë aktorja për një intervistë në PEOPLE. “Zeshkane kthehu në vendin tënd... Kthehu në elefantin tënd nga ke ardhur”, ka përshkruar në librin “Unfinished”, ngacmimin dhe racizmin që i bëhej asaj në shkollë.

“Nuk dua ta fajësoj qytetin, ato ishin thjesht disa vajza që donin të më bënin të ndihesha keq. Tani e shoh që të gjitha ngacmimet vinin nga pasiguria e tyre, por në atë kohë e kisha marrë shumë personale”, ka deklaruar më tej ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat