“Bridgerton” seriali më i suksesshëm i platformës Netflix

Mediale Vip

“Bridgerton” seriali më i suksesshëm i platformës Netflix

Më: 30 janar 2021 Në ora: 01:03
“Bridgerton”

“Netflixi” njoftoi se seriali më i suksesshëm i platformës është “Bridgerton”, një dramë e vendosur në Britaninë e fillimit të viteve 1800.

Përmes një deklarate, “Netflixi” u shpreh se seriali është parë nga 82 milionë parapagues në 28 ditët e para të publikimit.

Kompania tha gjithashtu se seriali përbënte 10% të pjesës së tregut në të gjitha shtetet ku operon, përveç Japonisë, ndërsa ka qenë seriali më i shikuar në 83 shtete, midis tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Francë, Indi dhe Afrikë të Jugut.

Drama e bazuar mbi romanet e Julia Quinnit, ka shkaktuar shumë debate që prej debutimit në fund të vitit të kaluar.

Ngjarjet zhvillohen në Londrën e vitit 1813, në fund të epokës “Xhorxhiane”, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV.

Skenat erotike dhe kostumet e periudhës kanë bërë që seriali të tërheqë shumë vëmendje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat