“Andi dhe Melisa janë bashkë”, Shqipja bën deklaratën e radhës ku thotë se nuk ka kontratë të ‘frikshme’ në “Përputhen”

Mediale Vip

“Andi dhe Melisa janë bashkë”, Shqipja bën deklaratën e radhës ku thotë se nuk ka kontratë të ‘frikshme’ në “Përputhen”

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:06
Shqipja, Melisa dhe Andi

Shqipja ka bërë deklaratën e radhës.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” duket se nuk e ka aspak në plan të ndalet, përkundrazi vijon me ato që gjerësisht njihen si “bombat e Shqipe Hysenajt”.

Pak çaste më parë, në një video live në Instagram, Shqipja deklaroi se Andi dhe Melisa janë bashkë e sipas saj po i gënjejnë të gjithë.

“Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po ju gënjejnë dhe ju që jeni jashtë”.

Më tej, Hysenaj u ndal te çështja e kontratës së “Për’puthen”, e cila u përmend në një reagim zyrtar nga Andi Shehi, pas publikimit të fotografive Tea-Beart.

“Programi nuk të detyron të bësh asnjëlloj gjëje, kanë dashur dhe e kanë bërë. Nuk ka një kontratë të atillë”.

Sa i takon deklaratës së Andit, ky i fundit u shpreh si më poshtë.

“Vija nga hiçi para botës së kamerave! Kujtdo personi i duket bukur, të gjithë ju do mendoni ”ëa sa bukur fama, vëmendja etj etj ” po ashtu si unë edhe të gjithë konkurrentët e tjerë jam shumë i sigurt që janë gënjyer nga kjo botë që duket shumë e bukur, ama përtej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shumë politika të tjera të shpifura siç ishte shfrytëzimi i imazhit tim ! Kemi rënë të gjithe pre e kësaj bote në pamje të parë të bukur, ama kur i vjen fundi kupton që disa copa letrash të mbajnë gojën mbyllur te familjarët , miqtë dhe publiku ! Por jo më, tani po flas me zë të lartë! Hyra në atë emision për të gjetur dashurinë, ama jo vetëm dashurinë që s’gjeta por u detyrova dhe të heshtja, të mbyllja gojën përveçse zemrës! Tani nuk më intereson më asgjë tjetër veçse të jem i sinqertë me familjen time, miqtë dhe publikun ! Ju kërkoj ndjesë të gjithëve kam tentuar shumë herë të flas ama ato kontrata e letra janë të frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur në emision kam dashur të largohem prej kohësh prej andej , ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave ! Më është kërkuar të rikthehem në emision dhe të dal sesbën çift me Tean ! Kjo është gjithë historia ime në ekran! Tani të bëhet ça të bëhet s’më plas fare për ato kontrata nuk kam frikë! Ju dua shumë të gjithëve!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat