Influencerja që përdorë gjakun e periodave në fytyrë, për tu dukur e re

Mediale Vip

Influencerja që përdorë gjakun e periodave në fytyrë, për tu dukur e re

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Mari Valents

Mari Valents, thotë se ajo duket e re sepse përdorë maska të fytyrës të bëra nga gjaku i periodave.

Influencerja 19 vjeçe thotë se sekreti i dukjes së saj të re është përdorimi i maskës së bërë nga gjaku i periodave të veta.

Për disa femra, menstruacionet janë të parehatshme dhe të dhimbshme, mirëpo nuk duket të jetë ky rasti i Mari Valents. Ajo thotë se ka një lidhje shumë pozitive me periodat sepse ajo e përdorë atë që të duket e bukur.

Ajo ka shpjeguar se si adoleshente, kishte pasur probleme me lëkurën, por më pas ishte mësuar të kujdesej për lëkurën e saj.

Ajo thotë se i gjithë përmirësimi që pati në lëkurën e saj është falë gjakut të periodave që përdorë në fytyrë një herë në muaj.

Mari thotë se ky është sekreti i bukurisë së përjetshme. Ajo thotë se pavarësisht se çfarë thonë njerëzit, gjaku i periodave është i pastër dhe i shëndetshëm për fytyrën.

Dhe se aroma që ndjejmë nga ato është thjeshtë aromë hekuri, pra, aroma që i vjen çdo lloji të gjakut.

Sipas saj, gjaku i periodave është plot me minerale, materie ushqyese dhe hormone, gjëra që i duhen lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat