Kim dhe Kanye heqin dorë nga divorci

Mediale Vip

Kim dhe Kanye heqin dorë nga divorci

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:49
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë dyshja më e diskutuar e muajve të fundit. Para disa javësh u zbulua se marrëdhënia e dyshes kishte shkuar drejt fundit dhe se janë në prag divorci. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të niste një jetë të re në Europë, duke u zhvendosur për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Madje në mediat rozë u raportua se martesa e tyre nuk kishte shpëtim, sepse dyshja kishte hequr dorë nga terapia në çift. U tha se Kim dhe Kanye kishin gjetur edhe avokatët e tyre për të finalizuar divorcin. Mirëpo duket se ata kanë ndalur për një moment dhe nuk po ecin më drejt rrugës së divorcit.

Burime pranë tyre kanë tregaur se ata kanë nisur të flasin sërish me njëri-tjetrin në telefon dhe se Kim po e mendon më gjatë ndarjen, duke qenë se kanë edhe katër fëmijë në mes.

“Kim dhe Kanye po kalojnë më shumë kohë duke komunikuar së bashku. Këto 3 javët e fundit po ecën mirë mes tyre. Kim po tregohet e duruar sepse e sheh që Kanye po përpiqet”, ka treguar një burim pranë tyre.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye janë prindër të North, 7 vjeçe, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeçe dhe Psalm, 1 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat