Enca Haxhia ka bashkëbiseduar me fansat e saj në Instagram.
Enca ka bërë një bisedë me fansat e saj nëpërmjet Instagramit së fundmi.
Enca ua dha mundësinë të tregonin ndonjë thashethem që kishin dëgjuar për të dhe ajo do ju përgjigjej nëse është e vërtetë apo jo.
Dikush nga fansat e ka pyetur nëse është ‘lezbike’, sepse ka thashetheme për të.
“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, tha Enca.
Ndërsa një tjetër fans pyeti nëse Enca ka kryer ndonjëherë operacione plastike.
“E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, ka thënë ajo.