Konkurrenti i “It’s My Love”: Tentuan të më dhunojnë, më lanë në autostradë

Mediale Vip

Konkurrenti i “It’s My Love”: Tentuan të më dhunojnë, më lanë në autostradë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:44
Qëndrim Pllana

Qëndrim Pllana, që është bërë i njohur nga reality show “Its my love” pretendon se është rrahur fizikisht nga Kika dhe disa të tjerë të produksionit të emisionit. Ai akuzon Kikën se ka tentuar ta dhunojë seksualisht, se është rrahur dhe është lënë në autostradë.

Sipas tij, protagonisti që shkoi ta gjejë fatin në një emision, aty nuk e ka gjetur atë për të cilën shkoi, por është përballur me keqtrajtime të ndryshme.

Vizita në Shqipëri që 25 vjeçarit i doli më ndryshe se që e kishte menduar i solli edhe disa probleme shëndetësore. Këto pretendon se i ka marrë nga lëndimet që ia kanë bërë protagonistët e programit.

Përveç keqtrajtimeve që thotë se i ka marrë Qëndrim Pllana ka pasur edhe disa akuza të rënda. Ai përmend prostitucion e thotë se kanë tentuar që ta përdhunojnë.

E të vështirë thotë se e kishte kthimin në Kosovë. Menjëherë, sipas tij iu është drejtuar policisë e doktorit.

Akuzat që rrjedhin nga një emision që shikohet nga një numër jo i vogël i personave, po i mohon Kika që është në krye të këtij formati televiziv.

Ai është drejtuar në redaksinë për të dhënë versionin e tij sa i përket këtyre akuzave e pretendimeve të Pllanës.

“Nuk e kom rreh, nuk e kom dhunu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat