Deputete? Pse jo! Françeska Jaçe mund të hedhë kandidaturën në Vlorë

Mediale Vip

Deputete? Pse jo! Françeska Jaçe mund të hedhë kandidaturën në Vlorë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 06:58
Françeska Jaçe

Mos u çudisni nëse modelen dhe ish-banoren e Big Brother-it, Françeska Jaçe e shihni pjesë të politikës. Ju paralajmëruam! E ftuar në një intervistë 60-sekondëshe në Prive, Jaçe u pyet nëse është e majtë ose e djathtë, pyetje të cilës iu përgjigj kështu:

“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”.

Më tej, Jaçe tregoi momentin më të frikshëm në jetë:

“Kur kam bërë aksident para disa muajsh”.

A ekziston mundësia që Françeska të kthehet sërish në Big Brother?

“Varet nga sasia e parave që më ofrojnë”.

Po kështu, ndër të tjera, modelja u pyet se me kë prej shoqeve nuk flet më.

“Me disa prej tyre, dy”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat