Ide nga Paris Hilton! Si ta surprizoni të dashurin për ditëlindje

Mediale Vip

Ide nga Paris Hilton! Si ta surprizoni të dashurin për ditëlindje

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:23
Paris Hilton

Nëse personi juaj i zemrës ndodhet në prag të ditëlindjes dhe ju nuk keni as idenë më të vogël se çfarë t’i dhuroni, surpriza e Paris Hilton-it mund t’ju frymëzojë. Në 40-vjetorin e të dashurit të saj, Carter Reum, Paris Hilton vendosi të bënte një dhuratë të veçantë. Përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, Hilton shfaqet pranë tij, teksa i thotë:

“Kam një surprizë për ty “, dhe bëhet fjalë për një portret të dyshes.

“Duhet të gjejmë murin perfekt për këtë” , shprehet ai.

Paris Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum janë në rrugë e sipër sa i takon prindërimit. Hilton i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku shtoi se i dashuri i saj, biznesmeni Reum është treguar tepër mbështetës gjatë procesit. Sipas saj, fertilizimi in vitro ishte e vetmja mënyrë që ata të kishin binjakë, saktësisht një vajzë dhe një djalë.

Më tej, Paris tregon se ishte mikesha e saj, Kim Kardashian, që solli në jetë dy fëmië përmes një nëne surrogatë, ajo e cila i tregoi gjithçka rreth fekondimit në fjalë.

“Nuk dija asgjë rreth tij. Jam shumë e lumtur që më dha këtë këshillë dhe më çoi te një speciliast”.

Tashmë, Hilton e ka përfunduar procesin e marrjes së vezëve.

“Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë. Fakti që e realizova si procedurë në paninë e Reum-it, një partner kaq mbështetës më bën të ndjehem si princeshë gjatë gjithë kohës”.

Hilton e cilësoi Reum-in si djalin e ëndrrave, si dhe shprehet se është e sigurt që ai është i duhuri për të.

“Jam shumë e emocionuar për të ndërmarrë një hap të ri dhe më në fund për të pasur një jetë të vërtetë. Unë besoj që të paturit një familje dhe fëmijë është kuptimi i jetës. Nuk ka ndodhur si eksperiencë më parë sepse kam ndjerë se askush nuk e ka merituar atë lloj dashurie nga unë, por tani kam gjetur më në fund njeriun që e meriton vërtet”.

Në Fertilizimin In Vitro, bashkimi i vezës (fertilizimi) me spermatozoidin mund të kryhet në dy mënyra: IVF klasik – Veza (ovociti) vendoset në një epruvetë me 1000-1500 spermatozoide për t’u fertilizuar (në mënyrë spontane nga njeri prej këtyre spermatozoideve) dhe ICSI (Mikro-manipulimi ose Intra-Citoplazmatik Sperm Injection) – Spermatozoidi injektohet direkt nën drejtimin e embriologut në brendësi të ovocitit (vezës). Pra ICSI vlen edhe për ato raste, kur numri i qelizave spermatozoide është shumë i vogël.

Embrionet ruhen në laborator dhe transferohen në mitër në ditët 2, 3 ose 5 të jetës së tyre. Transferta e embrioneve është një teknikë pa dhimbje, nuk kërkon anestezi dhe kryhet nën drejtimin ekografik. Pacientja mund të largohet nga spitali 30 minuta pas transfertës. 12 ditë pas transfertës, pacientja këshillohet të kryejë analizën e beta-HCG, e cila në rastet me sukses do të vërtetojë një shtatzëni. Në rastet kur formohen shumë embrione, çifti gëzon edhe opsionin e ruajtjes së tyre në ngrirje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat