“Andi bëri sikur ishte i lënduar dhe nuk ka qenë në dijeni”, Tea jep disa përgjigje teksa shprehet e zhgënjyer nga ‘miku’ i saj

Mediale Vip

“Andi bëri sikur ishte i lënduar dhe nuk ka qenë në dijeni”, Tea jep disa përgjigje teksa shprehet e zhgënjyer nga ‘miku’ i saj

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Andi, Tea dhe Bearti

Tea ka thënë se u zhgënjye nga Andi.

Pasi shpërtheu skandali i madh mes lidhjes së rreme të Teas dhe Andit, lindën shumë pyetje për këtë mashtrim.

Disa prej këtyre pyetjeve, Tea iu është përgjigjur përmes një videoje në Youtube, pasi iu rikthye edhe llogaria e saj në Instagram.

Tea ka treguar se ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të, për shkak të gjithë ofendimeve që ka marrë.

“Këto ditët e fundit nuk kanë qenë aq të lehta, sepse të kthehet një shqiptari e tërë kundër të të shajë të të ofendojë të të urojë vdekjen nuk është aq e lehtë sado person i fort të jesh është e vështirë të kapërdihet, por ja që kaloi. Thonë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por kjo e imja zgjati më shumë. E rëndësishme është që kam pasur mbështetje nga njerëzit e mi të afërt dhe kam kaluar gjëra më të vështira se kjo dhe mbetet në të shkuarën dhe ne ecim përpara”, tha Tea.

Ajo ka treguar se nuk doli që në fillim me Beartin nga emisioni, sepse kur ai u largua mes tyre nuk kishte lindur ende asgjë. Ndërkohë dikush e ka pyetur përse nuk u largua nga programi, siç bëri edhe Fjorela pasi gjeti dashurinë jashtë.

“Fjorela ka ndenjur shumë e heshtur në program ditët e fundit, por për shkak të kontratës ju kërkua që të rrinte ca më tepër. Nejse punë për njerëzit”, thotë Tea.

Me pas ajo ka treguar se është ndjerë shumë e zhgënjyer nga intervista që Andi Shehi dha në “Roped With Olsi”.

Andi nuk u shpreh në emision me bindje të plotë se produksioni apo qoftë ai vetë ishte në dijeni të gjithë kësaj historie, ndërkohë që në reagimin e tij të parë tha gjë tjetër.

“E zhgënjyer. U zhgënjeva nga ajo intervistë, sepse Andi bëri sikur ishte i lënduar dhe nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate. Kur në fakt ka qenë në dijeni të kësaj situate që nga fillimi”, u shpreh Tea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat