Është e fejuar dhe partneri ndodhet në burg? Ja çfarë thotë Ledjana

Mediale Vip

Është e fejuar dhe partneri ndodhet në burg? Ja çfarë thotë Ledjana

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:17
Ledjana

Ledjana është përfolur prej disa ditësh se është e fejuar dhe ka një partner, i cili ndodhet i burgosur në Belgjikë.

Në puntatën e djeshme të Për’puthen Prime ka sqaruar të vërtetën duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe janë thjesht thashetheme.

Ajo dërgoi dhe një certifikatë duke treguar se është beqare dhe ndodhet ende e regjistruar në Rrëshen tek prindërit e saj.

“Kam lexuar disa lajme, jam e fejuar, e martuar dhe kam qeshur me vete “kush është ky fatlum”. Të paktën të kishin thënë që është i lirë, ca është ky fat i zi. I kam dërguar një certifikatë produksionit që jam beqare dhe ende jam e regjistruar në Rrëshen tek prindërit e mi.

Këta që nxjerrin këto lajme i këshilloj që të merren me lajme më të vlefshme se të pavërteta. Në momentin që bëra një “ask a question”, pashë këtë dhe më irritoi pasi kur nuk kanë asnjë fakt, hedhin një lajm sa për të bërë një bum”, tha Ledjana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat