Natalie Portman hedh poshtë aludimet se është shtatzënë me fëmijën e tretë

Mediale Vip

Natalie Portman hedh poshtë aludimet se është shtatzënë me fëmijën e tretë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:22
Natalie Portman

Natalie Portman ka hedhur poshtë aludimet se është shtatzënë me fëmijën e tretë.

Kjo në bazë të thashethemeve që janë bërë në rrjete sociale, për shkak të disa kilogramëve të fituar.

Aktorja amerikane me origjinë hebreje ditë më parë deklaroi në një postim të ndarë në rrjete sociale se nuk është shtatzënë.

“Unë nuk jam shtatzënë”, shkroi ajo. “Mesa duket është akoma në rregull që dikush në 2021 të spekulojë e të komentojë mbi format e trupit të një gruaje?”.

Aktorja e “Avengers: Endgame” është nënë e dy fëmijëve, të cilët i ndan me bashkëshortin Benjamin Millepied – djalin Aleph, nëntë vjeçar dhe vajzën Amalia, tre vjeçe.

Ajo është jashtëzakonisht private kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, ndonëse publikon fotografi të tyre shpesh në rrjete sociale.

Us Weekly ndërkohë konfirmoi martesën e Portman dhe Millepied në vitin 2021.

Çifti u takuan për herë të parë në setin e xhirimeve të “Black Swan” të vitit 2010. Ata e mirëpritën fëmijën e tyre të parë në 2011 dhe të dytin gjashtë vjet më vonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat