Bardhi: Fansat meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohërat kur nuk kemi përfitime prej saj

Mediale Vip

Bardhi: Fansat meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohërat kur nuk kemi përfitime prej saj

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Bardhyl Idrizi

Bardhyl Idrizi apo siç njihet për publikun Bardhi, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Ndonëse bëri debutimin në skenë gjatë vitit të kaluar në një kohë të pazakontë, ai edhe këtë vit është shumë i angazhuar me projekte të reja.

Edhe pse kaloi një vit të vështirë për shkak të pandemisë, artisti nga Kumanova deklaroi se për të ka qenë mjaft i suksesshëm pasi ka punuar gjatë gjithë kohës.

“Viti që lamë pas ishte shumë i vështirë për ne si artistë, por në veçanti për mua ka qenë shumë i suksesshëm sepse gjithë kohën e kam shpenzuar në studio duke punuar pa ndërprerje edhe pse nuk kishim ku ta ekspozojmë punën tonë, por megjithatë dëgjuesit e muzikës tonë meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohëra kur ne nuk kemi përfitime prej saj”, ka thënë ai.

Bardhi më tej njoftoi se është duke punuar në një EP, i cili do të përmbajë afro gjashtë apo shtatë këngë.

Njërin prej tyre pritet ta lansojë me videoklip gjatë këtij muaji.

“Do të doja” ndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Bardhi, që është një ripërpunim i projektit të Naser Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat