Priyanka Chopra rrëfen të pathënat nga jeta e saj

Mediale Vip

Priyanka Chopra rrëfen të pathënat nga jeta e saj

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:49
Priyanka Chopra

Priyanka Chopra pritet që shumë shpejt të publikojë një libër, në të cilin do të rrëfejë të gjithë të pathënat e saj. Në një intervistë për “Metro Uk”, aktorja ka treguar një histori, të cilën e ka shtjelluar më gjatë në librin e saj.

Ajo është shprehur se pasi fitoi konkursin e bukurisë “Miss World” në vitin 2000. Një producent filmi i sugjeroi që të zmadhonte gjoksin dhe jo vetëm.

“Pas disa minutash bisedë, producenti më tha të ngrihem dhe të rrotullohem për të. E bëra. Ai më vështroi gjatë  duke më vlerësuar, dhe më pas më sugjeroi që të bëja një zmadhim gjoksi , të rregulloja nofullën dhe të shtoja pak në prapanicën time. Nëse do të doja të bëhesha aktore, ai tha se duhej të rregulloja si fillim përmasat e mia”, ka rrëfyer Priyanka Chopra.

Ajo ka shtuar se për më tepër producenti i kishte sugjeruar edhe një mjek në Los Angeles, i cili mund ta ndihmonte për ndërhyrjet në trup. Priyanka ka treguar se menaxheri i saj kishte rënë dakord me këtë gjë, por ajo nuk kishte pranuar.

“Unë u largova nga zyra e producentit duke u ndier e shtangur dhe e vogël. Po, unë u përballa me atë atëherë, u përballa me atë si të gjithë kur jeni në industri patriarkale, e cila ka qenë për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë aktorja.

Priyanka do të ndajë më shumë detaje nga jeta e saj private dhe profesionale pasi libri i saj të dla në shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat