Ka jetuar në shpellë, kush është konkurrenti i ri i “Për’puthen” që bën namin me aventura në Instagram!

Mediale Vip

Ka jetuar në shpellë, kush është konkurrenti i ri i “Për’puthen” që bën namin me aventura në Instagram!

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:14
Julian Lala

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Për’puthen” erdhën dy djem të rinj, të cilët iu bashkuan konkurrentëve të tjerë të programit.

Këto dy prurje të reja ishin ndryshe nga djemtë që kemi parë deri tani në emision.

Djali i parë quhej Julian Lala, 29 vjeç. Ai kishte lindur në Borsh dhe jetonte në Tiranë, mirëpo çfarë i bëri përshtypje të gjithëve ishte fakti që ai kishte një shpirt aventurier.

Madje, Juliani kishte jetuar në shpellë dhe kërkonte të gjente një partnere me shpirt po kaq aventurier, për të jetuar së bashku aventurat e tij.

Ai nuk i njihte aspak vajzat e “Për’puthen” dhe u kërkoi të pranishmëve t’i prezantonin, teksa u shpreh me humor se kishte ardhur në emision sapo kishte mësuar se mund të gjente nuse dhe se në format ishte opinionist Arian Konomi.

Mirëpo, konkurrenti i ri i “Për’puthen” nuk është i panjohur për publikun shqiptar.

Mbase edhe ju e keni ndeshur qoftë edhe një herë të vetme në Instagram dhe jeni prezantuar me aventurat e tij, të dokumentuara me foto e video.

Llogaria e tij mban emrin “Aventurat e Julit” dhe numëron mijëra ndjekës, ndërsa profili i tij është tepër interesant për tu parë.

Juliani ka treguar vende të ndryshme që ka vizituar si dhe eksperienca që i kanë lënë mbresa, duke vërtetuar më së miri shpirtin e tij aventurier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat