“Jam larg familjes, shkaku i padrejtësive”, Stresi poston mesazhin prekës të nënës

Mediale Vip

“Jam larg familjes, shkaku i padrejtësive”, Stresi poston mesazhin prekës të nënës

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:13
Stresi

Stresi ndau bisedën private me nënën.

Që prej protestave ku kërkohej drejtësi për rastin e Klodian Rashës, reperi Stresi është shpallur në kërkim nga policia.

Artisti para pak kohe ishte larguar nga Shqipëria, e që duket se ende nuk është rikthyer në vendlindje.

Përmes postimit të fundit, ai emocionoi të gjithë duke ndarë bisedën private me nënën, e cila i thotë se është përmalluar për të.

Image

Kurse, në postim shtoi fjalët “Vetem nje gje di tju them: jam larg familjes shkaku i padrejtesive por diten qe do kthehem ne i themi ndryshe kuku per ju”.

Kujtojmë se “S’jam dorzu” titullohet projekti i fundit muzikor nga Stresi në duet me Getinjon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat