Kate dhe William po mendojnë fëmijën e katërt, por dhe për këtë vënë në dijeni Mbretëreshën Elizabeth

Mediale Vip

Kate dhe William po mendojnë fëmijën e katërt, por dhe për këtë vënë në dijeni Mbretëreshën Elizabeth

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 07:07
Kate Middleton dhe Princ William

Duket se familja e Kate Middleton dhe Princ William do të zgjerohet edhe më shumë.

Burime pranë familjes mbretërore kanë konfirmuar për ‘UsWeekly’ se Kate dhe William po provojnë të kenë një fëmijë të katërt.

Kjo dëshirë dhe vendim ka ardhur për dyshen gjatë periudhës së pandemisë, megjithatë burimet shtojnë se Kate i është dashur pak kohë ta bindë William pasi ky i fundit mendonte se 3 fëmijë ishin mjaftueshëm.

Edhe Mbretëresha Elizabeth është në dijeni të planeve të çiftit tanimë dhe për aq kohë sa ata janë të lumtur me vendimet e tyre, edhe ajo është njësoj e lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat