Pas divorcit nga Kanye, ja me kë do e kalojë Shën Valentinin Kimi

Mediale Vip

Pas divorcit nga Kanye, ja me kë do e kalojë Shën Valentinin Kimi

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 09:48
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian po përqëndrohet tek e ardhmja dhe tek fëmijët e saj pas divorcit nga Kanye West.

Kështu tregojnë burime pranë biznesmenes 40-vjeçare teksa zbulojnë se Kim këtë Shën Valentin do e kalojë me vogëlushët e saj.

“Kim është shumë mirë. Ajo ka planifikuar që Ditën e Shën Valentinit ta kalojë me fëmijët dhe familjes. Dëshiron ta bëjë këtë ditë special për fëmijët. Nuk ka më asnjë kontakt me Kanye-n. Është fokusuar tek e ardhmja”-tha burimi.

Në fillim të këtij muaji u tha se Kim vazhdon të komunikojë me Kanye, madje fansat shpresonin një rikthim, por duket se kjo nuk do të ndodhë tani që çdo komunikim është shkëputur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat