“Kur jom i pit”, projekti më i ri nga Semiautomatik

Mediale Vip

“Kur jom i pit”, projekti më i ri nga Semiautomatik

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Semiautomatik

Rep-artisti i njohur, Semiautomatik, është ndër më të dashurit për audiencën e gjerë.

Interpretimi i projekteve të tij është mjaft i veçantë, çka ka bërë të grumbullojë me mijëra mbështetës.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri.

“Kur jom i pit” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur vet artisti.

Teksti i përket më shumë tematikës për dashuri, derisa për klip ka punuar Andi Dautaj.

Ndërkaq, kënga ka rezultuar të jetë e pëlqyer, duke marrë me mijëra klikime në kanalin YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat