Voton ikona e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu

Mediale Vip

Voton ikona e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu bashkë me bashkëshorten e tij Nerën e kanë kryer obligimin e tyre qytetar për të votuar.

Ai, në një prononcim ai ka vlerësuar diasporën e cila ka ardhur në Kosovë për të votuar.

“Unë e dua shumë diapsorën dhe i përshëndes nga zemra që kanë ardhur në këtë kohë. Kanë ardhur edhe nga SHBA-të dhe Kanadaja, e mos të flasim për Evropën. I përshëndes dhe i përgëzoj. Kjo tregon çfarë dashurie kanë për vendin e tyre. Nuk ka diçka më sublime dhe më të madhe”.

Ikona e muzikës shqiptare ka folur edhe për 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, duke thënë se do të festojnë pas votimeve.

“E kemi pasë primare me ardh edhe me votu. Tash do ta çoj Nerën në drekë ku do të jemi bashkë me shoqërinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat