Dua Lipa uron Shën Valentinin me fotografitë duke puthur të dashurin

Mediale Vip

Dua Lipa uron Shën Valentinin me fotografitë duke puthur të dashurin

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 00:18
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare u ka uruar ndjekësve festën e dashurisë.

Dua Lipa tash e disa kohë shijon lidhjen me Anwar Hadid dhe nuk është aspak e rezervuar në lidhje me postimet që bën për të.

Këngëtarja 25 vjeçare, dhe modeli, 21 vjeçar, u bashkuan në qershor të vitit 2019 teksa ai është vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Duke folur për romancën e saj me Anwarin për revistën ‘Rolling Stone’, ylli tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se çdo herë tjetër”.

Së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe me të me rastin e festës së Shën Valentinit.

Çifti shihen mjaft të lumtur në prani të njëri tjetrit teksa shkëmbejnë puthje mjaft pasionante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat