Meghan Markle dhe Princi Harry ‘kopjuan’ Princeshën Diana për lajmin e shtatzënisë

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princi Harry ‘kopjuan’ Princeshën Diana për lajmin e shtatzënisë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 06:54
Meghan Markle dhe Princi Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle duket se e kanë kujtesën të fortë, madje edhe nëse bëhet fjalë për disa dekada më parë. Një ditë më parë, pikërisht në ditën e Shën Valentinit, çifti, që tashmë ka hequr dorë nga familja mbretërore, zbuloi se është në pritje të fëmijës së dytë (që do të thotë se Archie do të jetë një vëllai i madh).

Por nuk e zgjodhën rastësisht këtë ditë për ta ndarë lajmin e bukur me të gjithë publikun. Duka dhe Dukesha e Sussex-it duket sikur zgjodhën ditën e Shën Valentinit për të njoftuar se familja e tyre do të shtohet me një anëtar të ri. Nëse ju mund të supozoni se e bënë këtë zgjedhje për shkak të mesazhit të dashurisë që ka kjo ditë (edhe kjo mund të jetë e vërtetë), ka edhe një arsye tjetër të fortë pse ata vendosën ta bëjnë publik lajmin më 14 shkurt. Kjo ishte e njëjta ditë kur Princesha Diana zbuloi shtatzëninë e saj të dytë me Harry-n, në vitin 1984.

Omid Scobie, redaktori i familjes mbretërore, na kujtoi të gjithëve këtë fakt domethënës, pasi Harry dhe Meghan publikuan lajmin e pritjes së ëmbël. "Një lajm shumë i bukur nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it në #ValentinesDay?",- shkroi Omid në Twitter, së bashku me një foto të Dianës në faqen e parë të Daily Express. "37 vjet më parë, Princesha Diana ndau me botën lajmin se ishte shtatzënë me Princin Harry”.

Sa bukur! Harry vazhdon trashëgiminë e nënës së tij, që nga vdekja e saj në vitin 1997, madje edhe duke gjetur mënyra të tilla për ta përfshirë atë në momentet kryesore të jetës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat