Enca me Bebe Rexhën në bashkëpunim? Flasin këngëtaret

Mediale Vip

Enca me Bebe Rexhën në bashkëpunim? Flasin këngëtaret

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:02
Enca dhe Bebe Rexha

Enca dhe Bebe kanë biseduar për disa tema edhe pse në minuta të shkurtër.

Ishte Bebe Rexha, ajo e cila hyri live në Instagram dhe pastaj këngëtarja Enca iu bashkua dhe kështu realizuan një bisedë të shkurtër në këtë platformë sociale.

Enca e falënderoi artisten e njohur me famë botërore e cila ndihmoi një familje në Shqipëri duke  i ndërtuar një shtëpi pas tërmetit dhe e falënderoi që ka shkuar për vizite pas kësaj katastrofe: “Je dashuri dhe të gjithë ne Shqipëri e kanë pritur shumë mirë”, tha Enca.

Po ashtu, artistet diskutuan edhe për një mundësi bashkëpunimi dhe Bebe Rexha e pranoj më shumë dëshirë, madje ajo shtoi se në rast se do realizohej do dëshironte që në projektin muzikor të kishte muzikë tradicionale shqipe.

Ndryshe, më parë nuk kanë biseduar për ndonjë bashkëpunim, nuk dihet në të ardhmen mbase edhe mund ta publikojnë

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat