Bebja ende në bark, por bota nis të diskutojë ç’titull do të ketë fëmija e Harry-t dhe Meghan-it

Mediale Vip

Bebja ende në bark, por bota nis të diskutojë ç’titull do të ketë fëmija e Harry-t dhe Meghan-it

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:42
Meghan Markle dhe Princ Harry

Vetëm pak ditë më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë lajmin më të ëmbël të mundshëm duke treguar sedyshja është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Njëjtë me këtë lajm kanë nisur dhe diskutimet se cili do të jetë titulli që fëmija i dytë do të mbajë dhe a do ta gëzojë ai një titull mbretëror.

Sipas rregullave mbretërorë, fëmija i dytë i dyshes nuk mund të gëzojë asnjë titull, ndonëse është Mbretëresha Elizabeth ajo që mund të marrë një vendim që do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Megjithatë vetë Harry dhe Meghan janë tërhequr prej kohësh nga jeta mbretërore, që prej ardhjes në jetë të Archie-t dhe burime pranë tyre tregojnë se dyshja nuk dëshiron asnjë titull për fëmijën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat